Në mbyllje të projektit “Monitorimi dhe përmirësimi i shpërndarjes së barabartë i të drejtave sociale në nivel vendor”, Qendra ALTRI organizoi aktivitetin final me temë: “Sfidat në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave sociale të grupeve në nevojë dhe veprimet që do të ndërmerren në vijim”. Në këtë takim u prezantua”Raporti i monitorimitsi dhe gjetjet dhe rekomandimet e përgatitura nga Institucioni i Avokatit të Popullit”. Shërbimet që u monitoruan pranë Njësisë së Qeverisjes Vendore Berat, Pogradec dhe Fier ishin:
- Ofrimi i ndihmës ekonomike;
- Respektimi i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Nëpërmjet këtij eventi final, Qendra ALTRI finalizoi projektin 1-vjeçar “Monitorimi dhe përmirësimi i shpërndarjes së barabartë i të drejtave sociale të grupeve në nevojë në nivel lokal Fier, berat dhe Pogradec” me mbështetjen e USAID.