THIRRJE PËR SHTYPSHKRONJË
Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara, shpall thirrjen për shtryprshkornjë për printimin e Strategjisë për edukimin ligjor të publikut, me specifikat e mëposhtme:
Formati i mbyllur: 21.4*28 cm;
Brendia print BW;
Kopertina 4 color + llakim;
Letra brendis Velvet 170 gr/m2;
Kopertina mat 300 gr/m2;
Qepje me tel.
Lutem, shtypshkronjat e interesuara dërgimin e ofertës financiare në adresën: qendra.altri@gmail.al, brenda dt.12 qershor 2019.