Qendra ALTRI me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ka filluar implementimin e projektit “Fuqizimi i sipërmarrjes së grave përmes inovacionit social”, në zonën e Liqenit të Shkodrës.
Implementimi i këtij projekti synon fuqizimin ekonomik të grave të zonës dhe krijimin e kushteve të favorshme për ndryshime sociale në favor të fuqizimit të tyre. Përmes këtij projekti do të krijohet një biznes social nga grupi vulnerabël i grave në Liqenin e Shkodrës; do të përmirësohet niveli i tyre i jetës dhe do të rritet numri i grave të punësuara.