Në kuadër të projektit “Monitorimi i shpërndarjes së barabartë të të drejtave sociale për grupet në nevojë në nivel kombëtar dhe lokal (Kukës, Elbasan, Librazhd dhe Pogradec)” u zhvilluan trajnimet me përfaqësuesit e njësisë së qeverisjes vendore në Kukës, Elbasan, Librazhd dhe Pogradec. Për zhvillimin e trajnimeve u hartua moduli i trajnimit, mbi të cilën u bazua edhe realizimi i trajnimeve. Zhvillimi i trajnimeve ka për synim t’u mundësojë përfaqësuesve të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesve të qeverisjes lokale të zbatojnë metodologjinë e monitorimit gjate veprimtarisë së punës së tyre. Trajnimet u realizuan në tre sesione. Në sesionin e parë u diskutuan çështjet e mëposhtme:
- Roli i institucionit të Avokatit të Popullit për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të grupeve në nevojë;
- Mekanizmat aktuale monitorues;
- Bashkëpunimi me njësitë e pushtetit vendor (Kukës, Elbasan, Librazhd dhe Pogradec);
- Diskutim mbi problematikat dhe sfidat e hasura në respektimit e këtyre të drejtave nga strukturat e pushtetit vendor.
Në sesionin e dytë u diskutua: Zbatimi i Metodologjisë së Monitorimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me NJQV dhe partnerët lokal.
Në sesionin e tretë u diskutua zbatimi i Metodologjisë në praktikë në ofrimin e një shërbimi social të caktuar.