Thirrje për koordinator lokal në kuadër të projektit “Monitorimi dhe promovimi i shpërndarjes së barabartë të të drejtave sociale për grupet në nevojë në nivel kombëtar dhe lokal (Kukës, Elbasan dhe Librazhd)”
TERMAT E REFERENCËS
Pozicioni: Koordinator Lokal
Vendi: Tiranë, Kukës, Elbasan, Librazhd
Data e fillimit: 03.06.2019
Data e mbarimit: 15.08.2019
Kohëzgjatja e detyrës: 27 ditë pune
Përshkrimi i situates aktuale
Bashkitë kanë detyrimin të ofrojnë shërbime të caktuara për grupet në nevojë, me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre. Shërbimet e ofruara për grupet në nevojë nga pushteti vendor janë në formë të ndihmës ekonomike, shërbime të përkujdesit social, të banimit dhe komunitetit.
Përgjatë takimeve të zhvilluara nga Qendra ALTRI në nivel vendor me NJQV dhe përfituesit e sherbimeve sociale, u identifikuan si shërbime të nevojshme për tu monitoruar menjëherë nga institucioni i AP shpërndarjes së ndihmës ekonomike dhe respektimi i të drejtave të PAK. Me qëllim monitorimin e cilësisë së shërbimeve sociale që ofrohen nga njësitë e qeverisjes vendore, me mbështetjen e GIZ Albania, është hartuar “Metodologjia e monitorimit dhe vlerësimit të institucionit të Avokatit të Popullit për shërbimet sociale të ofruara nga njësitë e pushtetit vendor”. Kjo metodologji monitorimi do ti shërbejë IAP për monitorimin e shërbimeve sociale të përzgjedhura.
Në të njëjtën kohë me zbatimin e monitorimit nga institucioni i AP, do të zhvillohen edhe fushatat ndërgjegjësuese të cilat do të përfshijnë edhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm si pjesë e Axhendës 2030. Institucioni i Avokatit të Popullit ka një rol kryesor dhe të rëndësishëm për qeverisjen e mirë, mbrojtjen e individëve kundër abuzimeve administrative dhe forcimin e besimit të publikut në shërbimet e ofruara nga qeveria lokale.
Avokati i Popullit ka si dispozitë ligjore mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Ai është një nxitës i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm lidhen drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut, veçanërisht me të drejtat e grupeve në nevojë. Për të arritur këto standarde, është e rëndësishme që NJQV të jenë të informuar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për përmbajtjen dhe rolin e tyre për zbatim sa më efikas.
Në këtë kuadër, Qendra ALTRI me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit GIZ, po zbatojnë projektin “Monitorimi dhe promovimi i shpërndarjes së barabartë të të drejtave sociale për grupet në nevojë në nivel kombëtar dhe lokal (Kukës, Elbasan dhe Librazhd)”.
Objektivat
Qendra ALTRI kërkon koordinator lokal (Tirane, Elbasan, Librazhd, Kukës), i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin lokal në kuadër të projektit.
Përgjegjësitë e ekspertëve
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një koordinatori lokal i cili do të jetë përgjegjës për:
- Vendosja e kontakteve në qytetet respektive;
- Koordinim lokal për zhvillimin e e procesit të pyetësorëve dhe intervistave;
- Asistencë për organizimin e tryezave të rrumbullakta/konsultuese;
- Bashkëpunim për zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese/advokuese në nivel lokal;
- Koordinim lokal për zhvillimin e seminareve.
Kualifikimet e nevojshme
Diplomë universiteti në një fushë relevante;
– Të paktën 2 vjet përvojë pune të mëparshme;
– Trajnime dhe intershipe brenda dhe jashtë vendit;
– Përvoja e mëparshme në shoqërinë civile;
– Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
– Aftësi të shkëlqyera për të punuar nën presion dhe për të ruajtur afatet;
– Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe shqipe dhe aftësi kompjuterike.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën info@altri.al; qendra.altri@gmail.com deri më 31 Maj 2019.
Aplikantët gjithashtu mund të dorëzojnë aplikimin e tyre në kopje fizike në adresën e mëposhtme:
Qendra A.L.T.R.I
Rruga “Asim Zeneli”, Nr. 15
Tiranë, Shqipëri