Me mbështetjen e Terre des Hommes në Shqipëri, Qendra A.L.T.R.I ka filluar zbatimin e projektit “Mësuesit si punonjës të vijës së parë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizimit tek të rinjtë”. Nëpërmjet këtij projekti synohet rritja e kompetencave të mësuesve për mbrojtjen ndaj radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, për indentifikimin e shenjave të para të fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit tek të rinjtë dhe angazhimi i tyre kundër këtyre fenomeneve. Projekti parashikohet të zbatohet për një periudhë 10 mujore në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Pogradecit.”
Zhvillimi i trajnimit të mësuesëve
Në kuadër të projektit “Mësuesit si punonjës të vijës së parë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizimit tek të rinjtë” u hartua moduli i trajnimit për mësuesit në arsimin parauniversitar (të ulët dhe të mesëm),me bindjen se mund të mbështesë përpjekjet e mësuesve që punojnë në mjediset arsimore. Më konkretisht, ky modul trajnimi synon që:
- Të japë një informacion në lidhje me konceptin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, kuadrin ligjor ekzistues, kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe faktorët socialë;
- Roli i arsimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm;
- Dhënien e këshillave praktike se kur dhe si mësuesit të diskutojnë mbi çështjen e ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm me nxënësit;
- Orientimin e mësuesve të krijojnë një klimë në klasë që është gjithëpërfshirëse dhe e favorizon dialogun e respektueshëm, diskutimin e hapur dhe të menduarit kritik.