Qendra A.L.T.R.I me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) dhe të Qeverisë Australiane nëpërmjet Departamentit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, ka filluar zbatimin e projektit “Promovimi i tolerancës dhe respektit për diversitetin nëpërmjet edukimit të të rinjve dhe nxitjes së partneriteteve”. Ky projekt synon promovimin e tolerancës, mirëkuptimit, respektit për diversitetin dhe përgjegjësisë qytetare tek të rinjtë përmes pjesëmarrjes aktive dhe bashkëpunimit të institucioneve publike, qeverisë qendrore dhe lokale, shoqërisë civile, mediave, bashkësive fetare, institucioneve arsimore etj. Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohet Fushata e Ndërgjegjësimit me të rinjtë me temë “Toleranca për diversitetin” në gjimnazet publike të vendit. Nëpërmjet kësaj fushate ndërgjegjësuese synohet sensibilizimi i të rinjve përmes edukimit, përhapjes së mesazheve për tolerancën, diversitetin dhe bashkëjetesën fetare.