Nëpërmjet implementimit të këtij projekti u synua sensibilizimi dhe rritja e ndërgjegjësimin të të rinjve ndaj fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në përgjithësi si dhe ndikimit të medias sociale në nxitjen e këtij fenomeni. Gjatë zbatimit të iniciativës A.L.T.R.I zhvilloi disa takimeve me përfaqësues të institucioneve të cilët, për hir të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre kanë informacion lidhur me fenomenonin si dhe identifikoi faktorët e tjerë nxitës të këtij fenomeni në Shqipëri me qëllim vlerësimin e nevojave për informacion ndërgjegjësues dhe sensibilizues në drejtim të dobësimit të ndikimit të propagandës ekstremiste tek të rinjtë. Në këtë kontekst, u zhvilluan Ditë të Hapura në shkollat e mesme te Elbasanit, Librazhdit e Pogradecit me temë “Toleranca përmes Edukimit” të cilat synonin sensibilizimin e të rinjve përmes përhapjes së mesazheve për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare. Në përfundim të aktiviteteve të natyrës ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese përfundimet e vlerësimit u diskutuan me të gjithë aktorët e përfshirë në iniciativë me qëllim identifikimin e masave të nevojshme për tu ndërmarrë në kuadër të luftës kundër fenomenit dhe parandalimit të tij.