Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë dhë të ofrojë avokimin për mbrojtjen e të drejtave pronësore të komuniteteve fetare në Shqipëri, si një element i rëndësishëm në ushtrimin e lirë të veprimtarisë së tyre dhe të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën e garantimit dhe respektimit të së drejtës fetare. Gjatë zbatimit të projektit, ALTRI zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve publike përgjegjës për çështjet e pronësisë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare me qëllim diskutimin mbi zbatimin e legjislacionit në praktikë, identifikimin e problematikave, mbledhjen e të dhënave për sa i përket kërkesave dhe vendimeve për kthim/kompensim/legalizim dhe marrjen e mendimit të tyre në lidhje me mekanizmat/instrumentet e nevojshëm për zgjidhjen e kësaj problematike. Në përfundim të projektit ALTRI hartoi një studim mbi të drejtat e pronësisë të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe hartoi rekomandimet në të cilët duhet të mbështeteshin institucionet publike dhe komunitetet fetare në të ardhmen.