Pozicioni: Menaxher projekti
Data e fillimit: 01.12.2017
Data e përfundimit: 30.05.2019
Përshkrimi i projektit
Qendra ALTRI, në bashkëpunim me Koalicionin “Drejtësi për të gjithë”, ka hartuar projekt-propozimin me temë “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut” në kuadër të projektit Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruar.
Ky projekt-propozim parashikohet të zbatohet nga Qendra ALTRI, në bashkëpunim me Koalicionin “Drejtësi për të gjithë” dhe synon të zgjerojë dhe rrisë aksesin e qytetarëve në drejtësi duke plotësuar kuadrin ligjor dhe rregullator për edukimin ligjor të publikut në Shqipëri dhe marrjen e hapave të parë që çojnë në zbatimin e këtij kuadri ligjor. Për të arritur këtë qëllim, ALTRI dhe Koalicioni do të: (1) ndihmojnë Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për të zhvilluar Strategjinë e parë Kombëtare të Edukimit Ligjor të Publikut (SKALP) në Shqipëri; (2) ndihmojnë institucionin publik përgjegjës për zbatimin e SKALP, për të zhvilluar Planin Kombëtar të Veprimit (PKV) për SKALP; (3) trajnojnë institucionet kryesore publike përgjegjëse për zbatimin e SKALP dhe PKV dhe (4) kryejnë një fushate informimi publik për SKALP dhe PKV, duke synuar qytetarët në të gjithë Shqipërinë dhe duke i kushtuar një vëmendje të veçantë grupeve të pafavorizuara të qytetarëve. Projekti i propozuar do të zgjasë 18 muaj dhe puna me Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa shumë nga aktivitetet e propozuara do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
Përgjegjësitë
- Mbikëqyrja e planifikimit dhe zbatimit të projektit;
- Hartimi i një plani të detajuar të punës i cili parashikon aktivitetet e nevojshme për të përfunduar me sukses projektin;
- Përcaktimi i burimeve (koha, paratë, pajisjet etj) të nevojshme për të zbatuar dhe përfunduar projektin;
- Përcaktimi i masave dhe objektivave mbi të cilat do të vlerësohet përfundimi projektit;
- Menaxhimi i stafit të projektit në përputhje me politikat dhe praktikat e organizatës;
- Zbatimi i projektit sipas planit të tij;
- Monitorimi i progresit te aktiviteteve për të siguruar përfundimin me sukses të projektit;
- Mbikqyrja e punës së kryer nga ekipi i projektit për të siguruar plotësimin e standarteve të projektit;
- Hartimi i raporteve teknike të zbatimit të projektit;
- Mbikëqyrja e zbatimit të buxhetit dhe aktiviteteve;
- Mbledhja e të dhëna dhe dokumentimi i zbatimit të aktiviteteve të projektit;
- Përfaqësimi i projektit tek donatori dhe të tretët.
Kriteret
- Diplomë universiteti në një fushë relevante;
- Të paktën 2 vjet përvojë pune të mëparshme;
- Trajnime dhe intershipe brenda dhe jashtë vendit;
- Përvoja e mëparshme në shoqërinë civile;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyeshme për të punuar nën presion dhe për të ruajtur afatet;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe dhe aftësi kompjuterike.
Menaxheri i projektit do të angazhohet 50% të kohës së punës
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më dt. 8 nëntor, ora 17:00, në e-mailet qendra.altri@gmail.com; info@altri.al ose t’i dërgojnë në hard copy në adresën: Rr “Asim Zeneli”, Nr. 15, Tiranë, Shqipëri.