Termat e referencës
Pozicioni: Ekspert
Data e fillimit: 01.12.2017
Data e përfundimit: 30.05.2019
Qendra ALTRI, në bashkëpunim me Koalicionin “Drejtësi për të gjithë”, ka hartuar projekt-propozimin me temë “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut” në kuadër të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruar.
Qendra ALTRI në bashkëpunim me Koalicionin “Drejtësi për të gjithë” shpall thirrjen për ekspertë (1 udhëheqës- team leader dhe 5 ekspertë) për të hartuar Strategjinë për Edukimin Ligjor të Publikut.
Përshkrimi i situatës aktuale
Edukimit Ligjor të Publikut (ELP) nuk i wshtw kushtuar rëndësia e nevojshme pavarsisht shumë ndryshimeve të sistemit të drejtësisë që kanë ndodhur në Shqipëri në 20 vitet e fundit. Raporti i Komisionit Parlamentar Ad Hoc mbi Reformën e Sistemit të Drejtësisë në qershor 2015 ka vënë në pah shqetësimet kryesore në lidhje me ELP:
- Aktivitetet që synojnë të sigurojnë ELP-në janë kryer në mënyrë të rastësishme, janë të paplanifikuara dhe të ç’organizuara.
- Nuk ekziston asnjë strategji kombëtare për ELP dhe asnjë fond shtetëror ose komunal i buxhetit të alokuar për ELP.
- Edhe pse disa institucione publike kanë përgjegjësi për të siguruar dhe/ose kontribuar në ELP, ata nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të përmbushur këtë detyrim. Asnjë institucion publik nuk ka ndonjë plan apo projekt për të promovuar ELP.
- Deri tani, ELP është siguruar kryesisht nga organizatat jofitimprurëse (OJF) që veprojnë në këtë fushë dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
- Përpjekjet e ELP janë koordinuar dobët: asnjë institucion publik ose institucion tjetër nuk ka marrë përgjegjësinë për të promovuar, koordinuar ose monitoruar aktivitetet e ELP; nuk ka ndarje të detyrave që lidhen me ELP ndërmjet institucioneve publike dhe OJF-ve.
Në të njëjtën kohë, raporti thekson nevojën e madhe për ELP në kontekstin e reformës së sistemit të drejtësisë që po zhvillohet në Shqipëri që nga viti 2015. Ndër të tjera, kjo reformë e thellë dhe e gjerë është një parakusht për përparimin e vendit në kërkimin e tij për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Raporti arrin në përfundimin se:
- Niveli i njohurive themelore ligjore të qytetarëve në Shqipëri është shumë i ulët. Kjo ndikon negativisht në zbatimin e ligjeve, marrëdhënieve familjare, transaksioneve të biznesit, shëndetit publik, sigurisë, mjedisit etj.
- Legjislacioni në Shqipëri është kompleks dhe vazhdimisht në ndryshim, kështu që qytetarët dhe ndonjëherë edhe profesionistët ligjorë nuk përditësohen mbi dispozitat ligjore që ndikojnë në jetën e tyre dhe të drejtat e tyre në mënyra të shumta.
- Për shkak të mungesës së njohurive ose informacionit rreth kuadrit ligjor, qytetarët ndjehen të shkëputur nga institucionet publike dhe private dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre.
- Që reforma e sistemit të drejtësisë të ketë sukses, qytetarët duhet të jenë të mirë informuar për ligjet e reja që do të miratohen dhe ndryshohen, si dhe mbi institucionet e reja të sistemit të drejtësisë që do të krijohen, si pjesë e reformës.
Bazuar në gjetjet e Raportit të Analizës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipërisë, në vitin 2016, Kuvendi hartoi Strategjinë e parë Kombëtare të Edukimit Ligjor të Publikut (SKELP) dhe diskutoi këtë draft-dokument me palët e interesit, përfshirë Koalicionin. Këto konsultime kanë nxjerrë përfundimet se: (i) nuk është bërë asnjë vlerësim i nevojshëm i ELP për zhvillimin e draftit të SKELP; dhe (ii) drafti SKELP-i nuk u zhvillua përmes një procesi pjesëmarrës që nga fillimi, një proces që duhet të përfshinte institucione publike, arsimore, jofitimprurëse dhe të sektorit privat që janë përgjegjëse ose që ofrojnë, ose janë të interesuar të ofrojnë ELP. Siç duket, projekti SKELP është një fillim i mirë por një dokument mjaft i dobët që vuan nga boshllëqet kryesore, si:
- Analiza e dobët e statusit aktual të ELP në Shqipëri dhe të nevojave për një arsim të tillë;
- Mungesa e vizionit, qëllimeve dhe prioriteteve strategjike të përcaktuara qartë për SKELP;
- Mangësitë në identifikimin e të gjitha institucioneve të sektorit publik, privat, arsimor dhe jofitimprurës që do të përfshiheshin në zbatimin e SKELP;
- Përcaktime fragmentare dhe të paqarta të veprimeve, mekanizmat koordinues dhe afatet kohore për zbatimin e SKELP;
- Nuk ka dispozita lidhur me monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të SKELP;
- Nuk ka analiza apo vlerësim të buxhetit të kërkuar për zbatimin e SKELP;
- Nuk ka Plan Veprimi që do të mundësonte zbatimin e SKELP.
Qëllimi dhe Rezultatet e Pritshme
ALTRI dhe Koalicioni synojnë të mundësojnë akses më të lartë dhe më efikas në drejtësi për të gjithë qytetarët, veçanërisht të grupeve të pafavorizuara, nëpërmjet hartimit të një Strategjie për Edukimin Ligjor të Publikut. Zhvillimi dhe futja e SKELP si një dokument zyrtar solid, i mirë menduar dhe i miratuar nga Kuvendi, që është organi më i lartë vendimmarrës në Shqipëri, do të hapë rrugën për zbatimin e SKELP duke mundësuar ofrimin e ELP nga organizatat jofitimprurëse, sektori publik dhe privat.
Përgjegjësitë e ekspertëve
Ekspertët do të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin dhe Qendrën ALTRI dhe do të konsultohen me institucionet që punojnë me ELP. Puna e ekspertëve konsiston si më poshtë:
- Kryerja e vlerësimit të nevojave për Edukim Ligjor të Publikut (ELP)
Grupi i ekspertëve do të zhvillojë Raportin e Vlerësimit të Nevojave përmes: (i) kryerjes së kërkimeve në raportet ekzistuese dhe materialet që lidhen me aktivitetet e ELP në Shqipëri deri më sot; (ii) kryerjen e shqyrtimit të praktikave më të mira të ELP në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht; (iii) kryerjen e intervistave me institucionet relevante publike, jofitimprurëse, arsimore dhe të sektorit privat që janë të angazhuar ose mund të angazhohen me ELP.
- Hartimi i strukturës së SKELP.
- Hartimi i SKELP.
Grupi i ekspertëve do të hartojë SKELP pas zhvillimit të Vlerësimit të Nevojave dhe diskutimit dhe reflektimit të komenteve të Kuvendit lidhur me strukturën e SKELP.
- Mbështetja e Komisionit për zhvillimin e procesit të konsultimit publik të draft-SELP
Në këtë kuadër grupi i punës do të: i. hartojë një prezantim të draftit të SKELP para Komisionit Parlamentar të Ligjeve; ii. ofrojë sugjerime për grupet dhe individët që Komisioni duhet të konsultojë dhe të ftojë në dëgjimet publike në lidhje me draftin e SKELP; iii. angazhohet në diskutime me pjesëmarrësit gjatë dëgjesavee publike dhe konsultimeve; iv. mbajë procesverbalin e takimeve konsultative dhe t’i zbardhë ato.
- Finalizimi i SKELP
Grupi i punës do të: i. zhvillojë diskutime me Komisionin për reflektimin e sugjerimeve; ii. angazhohet në diskutime me anëtarët e komisioneve të tjera parlamentare; iii. zhvillojë takime me krerët e komisioneve parlamentare që shqyrtojnë SKELP, si dhe me Kryetarin e Kuvendit për të kërkuar mbështetjen e tyre për SKELP pasi të paraqitet nga Komisioni i Ligjeve; iv mbajë procesverbalet e mbledhjeve dhe do t’i zbardhë; v. reflektojë sugjerimet e siguruara nga procesi i konsultimit dhe hartojë versionin përfundimtar të SKELP.
- Organizimi i konsultimeve për zhvillimin e PKV.
Pas hartimit të SKELP, grupi i punës do të hartojë PKV. Në këtë kuadër ata: (i) do të organizojnë konsultime duke marrë pjesë në fokus grupe me avokatët, gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile, si dhe me qytetarët nga grupet e pafavorizuara etj, për të identifikuar nevojat e tyre specifike dhe mënyrat e marrjes së informacionit mbi çështjet ligjore; ii. do të ndihmojnë institucionet të buxhetojnë aktivitetet e ELP që ata janë të mandatuar për të zbatuar ose mund të zbatojnë, pasi ky hap do t’i bëjë aktivitetet më të realizueshme dhe efektive.
- Hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit.
Për të hartuar PKV-në grupi i ekspertëve do të: i. marri pjesë në takimet e organizuara me institucionet publike përgjegjëse për zbatimin e PKV-së dhe institucioneve të tjera që do të kontribuojnë në këtë proces; ii. kontribuojnë në veprimet konkrete që ata mund të ndërmarrin në dy vitet e ardhshme për të zbatuar SKELP; iii. ndihmojnë këto institucione në buxhetimin për aktivitetet e ELP; iv. hartojnë draftin e parë të PKV-së; v. reflektojnë sugjerimet e Team leader-it për të përmirësuar draftin.
- Realizimi i procesit të konsultimit publik të draft-PKV dhe finalizimi i tij
Grupi i ekspertëve do të: i. paraqesin drafti-PKV-në gjatë konsultimeve publike; ii. zhvillojnë prezantimet e procesit të konsultimit me institucionet dhe reflektojnë sugjerimet aktuale; iii. angazhohen në diskutime me pjesëmarrësit gjatë konsultimit publik; iv. mbajnë procesverbalet e konsultimit publik dhe t’i zbardhin.
- Ofrimi i trajnimit të institucioneve për zbatimin e SKELP dhe PKV
Për të pasur një SKELP dhe PKV efektivë, grupi i ekspertëve do të: i. hartojnë modulet e trajnimit; ii reflektojnë sugjerimet e Team Leader-it për përmirësimin e moduleve të trajnimit; iii. zhvillojnë modulet gjatë sesioneve të organizuara të trajnimit.
- Kryerja e fushatës të edukimit të publikut lidhur me SKELP dhe PKV
Në kuadër të zhvillimit të edukimit ligjor të publikut grupi i ekspertëve do të: i. marrë pjesë në në emisione të njohura televizive dhe radio ii. kontribuojë në dizajnimin e posteve / reklamave në mediat sociale për transmetim përmes Rrjetit të Stacioneve Lokale; iii. kontribuojë në shpërndarjen më të gjerë të informacionit; iv. marrë pjesë në diskutime gjatë takimeve të të gjitha organizatave anëtare të Koalicionit për të paraqitur PKV për SKELP; v. mbajë procesverbalin e mbledhjeve dhe do i zbardhë.
- Vlerësimi i progresit të projektit dhe diskutimi mbi hapat e ardhshëm
Për të përfunduar projektin është parashikuar të organizohet një rishikim i punës dhe të përcaktohen hapat e ardhshëm. Ggrupi i ekspertëve do të: i. hartojë materialet dhe prezantimet e nevojshme në Eventin Mbyllës të Projektit; ii. realizojë prezantimin e nismës, SKELP, PKV, rekomandime etj. si produkte të projektit; iii. rishikojë dhe vlerësojë progresin e projektit.
Përgjegjësitë e Team Leader-it
Team Leader i Ekspertëve do të udhëheqë punën e ekspertëve:
- Udhëzojë dhe orientojë punën e ekspertëve në kryerjen e Raportit të Vlerësimit të Nevojave të PLE në komponentët kryesorë të vlerësimit të nevojave (puna kërkimore, rishikimi dhe realizimi i intervistave): (i) do të ndajë punën ndërmjet ekspertëve; (ii) do të identifikojë së bashku me ekspertët, institucionet përkatëse publike dhe private që do të intervistohen; (iii) do të orientojë ekspertët për çështjet dhe pyetjet që duhet të adresohen gjatë intervistave; (iv) do të shqyrtojë produktin e punës kërkimore dhe intervistave të hartuara nga ekspertët;
- Udhëzojë ekspertët në hartimin e strukturës së SKELP;
- Udhëzojë ekspertët në hartimin e SKELP;
- Udhëzojë ekspertët gjatë konsultimeve publike mbi draft- SKELP;
- Finalizojë SKELP;
- Do të marrë pjesë dhe do të udhëheqë ekipin e ekspertëve gjatë organizimit të konsultimeve për të zhvilluar PKV;
- Udhëzojë ekspertët në hartimin e PKV-së;
- Udhëzojë ekspertët gjatë konsultimeve publike për hartimin e PKV-së dhe të finalizojë PKV-në;
- Jep sugjerime për përmirësimin e moduleve të trajnimeve të ekspertëve për trajnimet / workshop-et për institucionet për zbatimin e SKELP dhe PKV;
- Udhëheq punën dhe veprimet e ekipit të ekspertëve në kuadër të fushatës së edukimit publik në SKELP dhe PKV;
- Udhëzon ekspertët në lidhje me materialet dhe prezantimet për progresin e projektit dhe diskutimit mbi hapat e ardhshëm
Produktet:
- Raporti i vlerësimit të nevojave të PLE
- Struktura dhe SKELP
- Draft i parë SKELP
- SKELP përfundimtar
- Hartimi i parë i PKV
- PKV-ja përfundimtare
- Modulet e trajnimit për trajnimin / ëorkshop-et për institucionet për zbatimin e SKELP dhe PKV
Afatet:
Produktet | Afati |
Raporti i vlerësimit të nevojave të ELP | Raporti i vlerësimit të nevojave të ELP |
Struktura dhe SKELP | 15 Dhjetor 2017 |
Drafti i parë I SKELP | 31 Janar 2018 |
SKELP final | 30 Mars 2018 |
Drafti i parë PKV | 30 Korrik 2018 |
Përfundimi i PKV | 29 Shtator 2018 |
Modulet e trajnimit për trajnimin / workshop-et për institucionet për zbatimin e SKELP dhe PKV | 31 Tetor 2018 |
Materiale për fushatën e edukimit të publikut për SKELP dhe PKV | 31 Janar 2019 |
Rekomandime për hapat e ardhshëm | 15 Maj 2019 |
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në gjuhën angleze në adresën qendra.altri@gmail.com deri më 22 nëntor 2017, ora 17:00.
Aplikantët gjithashtu mund të dorëzojnë aplikimin e tyre në kopje fizike në adresën e mëposhtme:
Qendra A.L.T.R.I
Rruga “Asim Zeneli”, Nr. 15
Tiranë, Shqipëri