Qendra ALTRI ofron mundësi për praktikë për studentë të fakulteteve juridike.
Programi i praktikës është i hapur për të gjithë të rinjtë në fazë studimi apo të sapodiplomuar. Ky program ka për qëllim rritjen e të menduarit kritik dhe aftësive praktike të studentëve. Studentët e përzgjedhur do të mbështesin zbatimin e projekteve të ALTRI-t.
Praktika ne Qendren ALTRI do t’ju mundësojë:
Njohjen me kulturën e punës;
Njohjen me proceset në kuadër të shkrimit dhe zbatimit të projekteve;
Zhvillimin e aftësive menaxhuese dhe komunikuese;
Ndjekjen e aktiviteteve (seminare, konferenca, workshop-e etj) të Qendres ALTRI;
Mundësimin e vendosjes së kontakteve me partnerët e ALTRI-t;
Përdorimin e materialeve të Qendres ALTRI.
Në fund të praktikës, praktikantët do të pajisen me çertifikatë.
Kriteret e aplikantëve:
Të jenë studentë ose të kenë përfunduar studimet në fushën juridike*;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Aftësi të mira komunikimi;
Eksperiencat e mëparshme konsiderohen avantazh;
Njohuri të gjuhës angleze;
Njohuri të përdorimit të kompjuterit;
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë në emailin qendra.altri@gmail.com, me subjektin “Aplikim për praktikë” dokumentat më poshtë:
CV;
Vërtetim nga fakulteti ku ndjekin studimet ose fotokopje të diplomës (nëse kanë përfunduar studimet);
Kartën e identitetit të skanuar.
Afati i aplikimit: 30.04.2018
*Zyrat e ALTRI-t janë në Tiranë, por projektet shtrihen në nivel kombëtar dhe do kenë mundësi të angazhohen edhe studentët nga rrethet e tjera në rastet kur ALTRI do të zhvillojë aktivitete në rrethe.