Të Rinjtë Për Vendimmarrjen: Teknologji, Art dhe Pjesëmarrje!
Projekti “Të Rinjtë Për Vendimmarrjen: Teknologji, Art dhe Pjesëmarrje!”, i zbatuar nga Qendra ALTRI me mbështetjen financiare të Bashkisë Kamëz, synon të fuqizojë të rinjtë 15–29 vjeç për t’u përfshirë në mënyrë më aktive dhe të informuar në vendimmarrjen vendore, përmes mjeteve të demokracisë digjitale dhe formave krijuese të angazhimit. Nisma i përgjigjet nevojës për rritjen e njohurive mbi mekanizmat e pjesëmarrjes qytetare dhe forcimin e aftësive praktike digjitale të të rinjve, në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e tyre ende nuk i njohin apo përdorin në mënyrë efektive instrumentet që u mundësojnë të informohen, të komunikojnë me institucionet dhe të ndikojnë në çështjet e komunitetit. Në kuadër të projektit është hartuar Paketa e Aftësimit Digjital, si një nga produktet kryesore për mbështetjen e këtij procesi.
“Paketa e Aftësimit Digjital – Modul Trajnimi” është konceptuar si një material praktik dhe i aksesueshëm për të rinjtë, që ndërthur njohuritë mbi e-demokracinë me përdorimin konkret të instrumenteve digjitale të pjesëmarrjes. Ajo trajton konceptin dhe avantazhet e e-demokracisë, njohuritë bazë për përdorimin e internetit, platformat ekzistuese dhe mënyrën e përdorimit të tyre, sigurinë online, mbrojtjen e të dhënave personale dhe shmangien e keqinformimit, duke u plotësuar me ushtrime praktike që ndihmojnë në zbatimin e njohurive të fituara.