TERM OF REFERENCE
Ekspert IT
| Pozicioni / Shërbimi | Shërbime dizajni grafik dhe multimedia |
| Titulli i projektit | “Demokracia Digjitale në Duart e Rinisë!” |
| Mbështetur nga: | Agjencia Kombëtare e Rinisë |
| Lloji i kontratës: | Kontratë shërbimi |
Qendra ALTRI është një organizatë jofitimprurëse me karakter shkencor, kërkimor, profesional dhe kulturor, e themeluar në vitin 2011. ALTRI kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës, mirëqeverisjes, të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjes qytetare përmes kërkimit, vlerësimit, edukimit, ngritjes së kapaciteteve, ndërgjegjësimit dhe advokimit. Në kuadër të veprimtarisë së saj, Qendra ALTRI zbaton iniciativa që synojnë fuqizimin e të rinjve, rritjen e njohurive dhe aftësive të tyre qytetare dhe krijimin e mundësive konkrete për pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel vendor.
Qendra ALTRI po zbaton projektin “Demokracia Digjitale në Duart e Rinisë!”, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është nxitja dhe fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në vendimmarrjen lokale përmes përdorimit të mjeteve të demokracisë digjitale dhe metodave gjithëpërfshirëse të angazhimit. Projekti zbatohet në bashkitë Berat, Belsh dhe Librazhd dhe përfshin hartimin e një pakete edukative mbi demokracinë digjitale, zhvillimin e trajnimeve praktike me të rinjtë dhe realizimin e komponentit “ARTvokim – Demokracia përmes artit”. Nëpërmjet këtij komponenti, të rinjtë do të mbështeten për të shprehur idetë, shqetësimet dhe vizionin e tyre për demokracinë, pjesëmarrjen dhe komunitetin përmes produkteve artistike me mesazhe qytetare.
Qëllimi i shërbimit
Në kuadër të projektit “Demokracia Digjitale në Duart e Rinisë!”, Qendra ALTRI kërkon të kontraktojë një ofrues shërbimi për dizajn grafik dhe multimedia, i cili do të jetë përgjegjës për konceptimin, realizimin dhe finalizimin e:
- 10 posterave informues dhe promovues online;
- 1 videoje dokumentare dhe përmbledhëse.
Produktet do të përdoren për promovimin e aktiviteteve, rezultateve dhe mesazheve të projektit, si dhe për rritjen e dukshmërisë së mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe ministrit përgjegjës për rininë.”.
Rolet dhe përgjegjësitë që kandidatët:
- Realizimin e 1 video dokumentare/promovuese, e cila do të pasqyrojë iniciativën, aktivitetet kryesore, përfshirjen e të rinjve dhe arritjet e projektit;
- Përgatitjen e 10 posterave informues/promovues për iniciativën, të përshtatur për përdorim në rrjete sociale dhe/ose materiale komunikimi;
- Finalizimin e materialeve në përputhje me kërkesat e projektit dhe identitetin vizual të QendrësALTRI/AKR;
- Reflektimin e komenteve të ekipit të projektit deri në finalizimin e produkteve.
Kërkesat
- Të ketë të paktën 1 vit përvojë profesionale në dizajn grafik, multimedia, animacion ose fusha të ngjashme kreative;
- Të ketë përvojë në zhvillimin e materialeve vizuale për fushata informuese, publikime, rrjete sociale ose platforma digjitale;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi për të kuptuar dhe zbatuar kërkesat e ekipit të projektit;
- Të jetë në gjendje të realizojë produktet e kërkuara brenda afateve të përcaktuara nga Qendra ALTRI.
Procedurat e aplikimit:
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Curriculum Vitae;
- Ofertë financiare (preferohet në monedhën Lekë).
- NIPT ne rastin e aplikimit si subjekt (opsionale)
- ID (opsionale).
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimit është data 22 Maj 2026 ora 16:00.
Aplikimi mund të dërgohet me e-mail në adresën e mëposhtme: elida.jata@altri.al
