TERMA REFERENCE
SUBJEKT PËR REALIZIMIN E VIDEOVE
Pozicioni / Shërbimi | Subjekt për realizimin e videove |
Titulli i Projektit | “Masat për parandalimin për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strehëzat ku strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit” |
Mbështetur: | GIZ/PACT |
Në kuadër të iniciativës “Masat për parandalimin për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strehëzat ku strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit”, Qendra ALTRI kërkon një subjekt i cili ka në fokus të veprimtarisë së tij realizimin e videove informuese dhe videot informuese mbi shërbimet që ofrohen për viktimat e trafikimit.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin subjektet:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një subjekti i cili do të jetë përgjegjës për:
- Realizimin dhe prodhimin e 2 videove informese të cilat do të targetojne të rinjtë dhe prindërit e tyre. Dizenjimi i 2 videove do të jetë me animacion, full HD;
- Realizimi dhe prodhimi i 2 videos “Njoftimi i shërbimit publik” e cila konsiston në intervistimin e 6 individëve që janë pjesë e mekanizmit të referimit si dhe nderthyrjen e tyre ne 2 short video 4-5 min;
- Realizimin e ekstraktit të “Spot the sign” video ne 30 sekonda për ta transmetuar si spot publicitar në RTSH.
Proceduara e Aplikimit
Subjektet e interesuar duhet të dërgojnë ofertën financiare për produktet e sipër përmendur.
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen nga oferta financiare.
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën qendra.altri@gmail.com
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 2 Korrik 2021, ora 17:30.
Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën: qendra.altri@gmail.com