TERMA REFERENCE
SUBJEKT PËR PRINTIMIN E T-SHIRT
Pozicioni / Shërbimi | Subjekt për printimin e T-Shirt |
Titulli i Projektit | “Masat për parandalimin për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strehëzat ku strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit” |
Mbështetur: | GIZ/PACT |
Në kuadër të iniciativës “Masat për parandalimin për trafikimin e qenieve njerëzore si dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strehëzat ku strehohen viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit”, Qendra ALTRI kërkon një subjekt i cili ka në fokus të veprimtarisë së tij prodhimin e T-shirt me logo.
Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin subjektet:
Për zbatimin e projektit, Qendra ALTRI kërkon shërbimet e një subjekti i cili do të jetë përgjegjës për:
- Dizenjimin dhe prodhimin e T-Shirt me logot perkatese dhe imazhin e percaktuar nga project manaxheri (sasia 120 T-shirt);
Proceduara e Aplikimit
Subjektet e interesuar duhet të dërgojnë ofertën financiare për produktet e sipër përmendur.
Procesi i përzgjedhjes:
Aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen nga oferta financiare.
Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresën qendra.altri@gmail.com
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 15 Qershor 2021, ora 17:30.
Aplikimi mund të dërgohet me email në adresën: qendra.altri@gmail.com