Mbas hartimit të raportit të vlerësimit, u organizuan 3 takime informuese me të rinjtë punëkërkues në Fier, Durrës dhe Kukës. Gjate takimeve u prezantua raporti i vlerësimit, të dhënat dhe rezultatet lidhur me: idetë e bizneseve të përshtatshme për tu ngritur në këto 3 qytete; mundësitë për të ngritur një biznes nga të rinjtë; mënyra e funksionimi i tij dhe cdo informacion i nevojshëm mbi hapat e ngritjes së një biznesi.