Si aktivitet i parë i iniciativës, do të përqëndrohet në një analizë të detajuar të kuadrit ligjor në fuqi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim duke identifikuar ndryshimet ligjore të vazhdueshme, qëllimin e këtyre ndryshimeve, mangësitë ligjore, përputhshmërinë me Kodet Procedurale si dhe vështirësitë në zbatimin efektiv të këtyre dispozitave. Analiza do të ndalet gjithashtu në eksperiencën dhe modelet e suksesshme te vendeve të tjera në drejtim të rritjes se numrit të rasteve të zgjidhura me ndërmjetësim dhe të referuara nga gjykata/prokurorët. Qëllimi i
kësaj analize është që të identifikohen nga puna kërkimore problematikat e deritanishme në ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit.