Qëllimi kryesor i projektit ishte vlerësimi i situatës aktuale dhe gatishmërisë për krijimin e Sistemit Elektronik të Lejeve të Ndërtimit në Shqipëri, si dhe paraqitja e rekomandimeve për të siguruar funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi. Vlerësimi konsistoi në një analizë të situatës ligjore dhe institucionale, si dhe të situatës në praktikë, i realizuar përmes punës kërkimore dhe procesit të anketimit të institucioneve të përfshira në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe investitorëve (shoqëri ndërtimi dhe individë).