Qendra ALTRI me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, ka filluar implementimin e projektit rajonal “Forcimi i Kapacitetit për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Korrupsionit në Shqipëri, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovë”.
Korrupsioni është një fenomen që kërcënon demokracinë dhe ndikon në shoqëri në mënyra të ndryshme. Implementimi i këtij projekti ka në fokus forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike që hetojnë dhe ndjekin penalisht korrupsionin në Shqipëri, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovë.