Qendra Europiane në bashkëpunim me Qendrën A.L.T.R.I, organizata anëtare të “Koalicionit Drejtësi për të gjithë”, kanë nisur zbatimin e projektit “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional: bashkëpuno dhe ti”. Projekti, i cili është pjesë e veprimtarisë së planit të veprimit të Koalicionit për vitin 2017, ka për synim informimin dhe edukimin e publikut mbi ndryshimet që sjell reforma në drejtësi si dhe nxitja e tij në denoncimin e fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova, lidhur me kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.