Qëllimi i përgjithshëm i kësaj iniciative ishte kontribuimi në gjallërimin e jetës së të moshuarve nëpërmjet përmbushjes së nevojave jetike, shpirtërore dhe sociale të tyre. Në kuadër të përmbushjes së këtij qëllimi, Qendra A.L.T.R.I realizoi një sërë aktivitetesh, ku do të veçonim krijimin e Rrjetit të Studentëve Vullnetarë, të cilët ndërmorrën Fushatën e Ndërgjegjësimit mbi nevojat aktuale të të moshuarëve dhe kontribuimin për plotësimin e këtyre nevojave, nën sloganin: “Kontribuo dhe ti për të moshuarit!” Gjithashtu, me qëllim gjallërimin e jetës së të moshuarve, Qendra A.L.T.R.I organizoi një ekskursion në Malin e Dajtit.