Objektivi i përgjithshëm i kësaj iniciative eshte realizimi i një fushate rajonale për avokimin dhe ndërgjegjësimin mbi regjistrimin audio në gjykata. Një ndërgjegjësim më i madh i publikut në zonat e përzgjedhura për funksionimin e RDA-së, aksesin dhe avantazhet që ai sjell dhe avokim i suksesshëm për ta kthyer përdorimin e RDA-së në një standard në të gjitha gjykatat, me qëllimin final për më tepër transparencë, efikasitet dhe përgjegjshmëri në gjyqësorin shqiptar, duke kontribuar kështu në rritjen e besimit të publikut tek puna e tij.