Qëllimi i këtij projekti ka qenë rritja e efektivitetit të përdorimit të T.I.K në proceset mësimore nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të eksperiencave me vende si Estonia dhe Maqedonia, të cilat kanë pasur praktikën më të mirë të aplikimit të “E- shkolla” / “E-edukimit”. Nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës është synuar perfeksionimi i praktikave të cilat do të ndiqen në të ardhmen për hartimin e politikave dhe strategjive të nevojshme me synim integrimin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit në procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies në të gjithë sistemin arsimor.