Metodologjia e Matjes Periodike të Perceptimit Publik dhe Përvojave mbi Korrupsionin

Në kuadër të zbatimit të iniciativës “Shoqëria civile kundër korrupsionit – nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane!”, Qendra ALTRI ka realizuar “Metodologjinë e matjes periodike të perceptimit publik dhe përvojave mbi korrupsionin”.
Qëllimi i metodologjisë është hartimi i metodave të matjes në mënyrë sistematike të perceptimit publik mbi nivelin e korrupsionit me qëllim vlerësimin e efikasitetit të politikave dhe reformave të ndërmarra nga këndvështrimi i pritshmërisë së publikut.
Objektivat e synuara nga metodologjia janë:
1. Udhëzimi i metodave dhe mjeteve për mbledhjen e të dhënave mbi perceptimin dhe përvojën e individëve mbi korrupsionin në vend si dhe mbi efektivitetin e politikave kombëtare, masave të ndërmarra dhe institucioneve dhe mekanizmave kundër korrupsionit;
2. Të vlerësojë perceptimin e qytetarëve mbi nivelin e korrupsionit në vend dhe efektivitetin e politikave kombëtare, masave dhe mekanizmave kundër korrupsionit.
3. Të krijojë bazat për identifikimin e nevojave për përmirësimin e politikave, masave, dhe mekanizmave kundër korrupsionit, në varësi të konkluzioneve të identifikuara nga matja e perceptimit publik dhe përvojave.

Dy dokument eshte ne proces konsultimi me Drejtorine e Pergjithshme Antikorrupsion, Ministri i Shtetit per Administraten Publike dhe Antikorrupsionin.

Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to DearFlip WordPress Flipbook Plugin Help documentation.

Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to DearFlip WordPress Flipbook Plugin Help documentation.