Qendra ALTRI, po zbaton iniciativën “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.
Konsultim publik i Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut
January 23, 2018
Në kuadër të projektit “Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi përmes edukimit ligjor të publikut” do të zhvillohen takime konsultuese publike për Strategjine për edukimin ligjor të publikut, e cila është depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në kuadër të Reformës në Drejtësi. Organizatat e shoqërisë civile janë ftuar të përfshihen në procesin e konsultimit publik të strategjisë dhe në organizimin e konsultimeve edhe me organizata të shoqërisë civile dhe institucione në nivel vendor.
Gjetjet dhe konkluzionet e konsultimeve publike do të shërbejnë për punën e komisionit të Çështjeve Ligjore, në kuadër të hartimit dhe shqyrtimit të projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë së Edukimit Ligjor të Publikut”.
Konsultim publik i Planit të Veprimit të Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut
Qershor 4, 2018
Në kuadër të Reformës në Drejtësi, në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projekt-strategjia “Për edukimin ligjor të publikut”. Në vijim të këtij procesi, po punohet për hartimin e Planit të Veprimit (PV).
Me qëllim hartimin e një produkti gjithëpërfshirës, real dhe transparent janë zhvilluar takime konsultuese. Organizatat e shoqërisë civile janë ftuar të përfshihen në procesin e konsultimit publik të Planit të Veprimit të Strategjisë dhe në organizimin e konsultimeve edhe me organizata të shoqërisë civile dhe institucione në nivel vendor.
Fushata ndërgjegjësuese për edukimin ligjor të publikut
Janar 14, 2019
Fushata ndërgjegjësuese për edukimin ligjor të publikut trajton tematika që lidhen me kuptimin e edukimit ligjor të publikut; rëndësinë dhe risitë e projekt-Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut; rolin që e medias dhe shoqërisë civile në ofrimin e këtij edukimi. Fushata mundëson edhe informimin mbi nivelet e njohjes së qytetarëve mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre dhe aksesin e tyre në informacion. Këto edhe më shumë trajtohen gjatë fushatës.