Qëllimi i përgjithshëm i kësaj iniciative ishte kontribuimi për luftimin e diskriminimit për shkaqe të ndryshme përmes informimit, sensibilizimit, ushtrimit të presionit pozitiv dhe studimit të diskriminimit në funksion të promovimit të të drejtave të grupeve të diskriminuara, duke kontribuar kështu në promovimin e respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Në të njëjtën kohë kjo iniciativë synonte të identifikonte dhe analizonte nivelin e ndërgjegjësimit mbi standardet kundër diskriminimit, shkallën e zbatimit të ligjit ‘Për mbrojtjen nga diskriminimi” si dhe problemet dhe vështirësitë që lidhen me zbatimin efektiv të ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.