“Lufta kundër korrupsionit fillon nga studentët e drejtësisë që zgjedhin integritetin!”
“Lufta kundër korrupsionit fillon nga studentët e drejtësisë që zgjedhin integritetin”, zbatohet nga Qendra ALTRI me mbështetjen financiare të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Ky projekt ka si synim kryesor rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve të drejtësisë në lidhje me fenomenin e korrupsionit në arsimin e lartë, rëndësinë e integritetit të tyre si juristë të ardhshëm si dhe nxitjen e aktivizimit të tyre në parandalimin dhe denoncimin e praktikave korruptive, me qëllim efikasitetin dhe transparencën në arsimin e lartë.
Projekti synon (i) rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve të drejtësisë mbi pasojat negative të korrupsionit në arsimin e lartë dhe mbi rëndësinë e aktivizimit të tyre ne luftën kundër korrupsionit në arsimin e lartë; (ii) edukimin e studentëve të drejtësisë me vlerat e integritetit, transparencës dhe mirëqeverisjes me qëllim reagimin e tyre ndaj praktikave korruptive; (iii) nxitjen e studentëve në parandalimin dhe denoncimin e praktikave korruptive me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës në arsimin e lartë.