Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Informimi i qytetarëve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rruga drejt integrimit të suksesshëm!” mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile – AMSHC, organizon konkursin e punimeve artistike “BASHKIMI EVROPIAN NË PERSPEKTIVËN TIME” – me qëllim që të inkurajojë qytetarët që të informohen mbi BE dhe proceset integruese të Shqipërisë në BE.
Punimet e realizuara (piktura, ese, poezi, foto, etj) duhet të ilustrojnë përceptimin tuaj në formë artistike të asaj çfarë Bashkimi Evropian dhe proceset integruese të SHqipërisë në BE përfaqësojnë për ju.
Punimet artistike të paraqitura do të publikohen në rrjetet sociale të Qendrës ALTRI. Për vlerësimin e tyre do të ngrihet një komision prej tre ekspertësh të cilët do të vendosin për fituesit e secilës kategori ( kategoria pikturë, kategoria ese, kategoria poezi).
Për fituesin është parashikuar një shpërblim i natyrës monetare për punimin më të vlerësuar.
Konkursi është i hapur për të gjithë të rinjtë shqiptarë, profesionistë ose amatorë. Punimet më të mira do të përzgjihen nga një juri e specializuar për t’u promovuar më pas në rrjetet sociale të Qendrës ALTRI. Tre historitë më të mira do të shpërblehen me çmime.
Punimet artistike duhet të dërgohen në adresën qendra.altri@gmail.com brenda datës 31 Maj 2020.
Informacionet e nevojshme që duhet të përfshini në aplikim janë:
–Emër/Mbiemër, si dhe një numër kontakti
–Mosha
–Vendbanimi
–Titulli
* Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së.