Organizimi dhe organet drejtuese të Qendrës A.L.T.R.I janë:

  1. a) Bordi Drejtues;
  2. b) Drejtori Ekzekutiv.

Organi më i lartë ekzekutiv i Qendrës është Bordi Drejtues i cili zgjedh Drejtorin Ekzekutiv për një mandat 4 (katër) vjeçar me të drejtë rimandatimi.

Qendra A.L.T.R.I drejtohet nga Znj. Eda Nocka, Drejtore Ekzekutive e Qendrës, e cila ka një eksperiencë të gjatë e të pasur në sektorin publik edhe atë privat. Që prej vitit 2009 ajo është angazhuar dhe është pjesë aktive e shoqërisë civile nëpërmjet zbatimit të një sërë iniciativash.

Me qëllim organizimin sa me efikas të punës në ndarjen dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme, Qendra A.L.T.R.I, duke u nisur edhe nga eksperienca dhe specializimi juristëve dhe ekspertëve të saj, është organizuar në tre Njësi.

Njësia e hartimit të akteve dhe asistencës juridike, juristët e kësaj njësie duke u bazuar në kapacitetet e tyre profesionale dhe në eksperiencën e tyre fokusohen në hartimin e legjislacionit, dokumenteve të politikave, raporteve etj. Gjithashtu, ata përfshihen në çdo aktivitet ku ndërhyrjet në legjislacion janë një fazë e domosdoshme dhe/ose shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen dhe realizimit të qëllimit/objektivit në fjalë.

Njësia e zbatimit të projekteve, kjo njësi bashkëpunon ngushtë me atë të hartimit dhe asistencës juridike. Ekspertet e këtij sektori sigurojnë realizimin e aktiviteteve zbatuese në kuadër të një projekti si psh (përgatitja e materialeve për konferenca, trajnime, pjesëmarrje në fushata sensibilizuese, pjesëmarrje në takime të grupeve të punës, mbajtja e procesverbaleve të mbledhjeve etj).

Njësia ekonomike, e cila përbëhet nga financieri i Qendrës dhe është përgjegjëse për realizimin e të gjitha veprimeve ekonomike dhe financiare të Qendrës.